Kryetari i Komunës së Gostivarit filloi fushatën "Komunë n'punë"
- Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, përmes një postimi në rrjetin social "Facebook" filloi fushatën "Komunë n'punë #2vjet", fushatë në të cilën qytetarët do të informohen për punët e realizuara gjatë dy viteve qeverisje me Komunën e Gostivarit.
- Post By Sara Ademi
- 21:55, 1 nëntor, 2023
Gostivar, 1 nëntor 2023
Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, përmes një postimi në rrjetin social "Facebook" filloi fushatën "Komunë n'punë #2vjet", fushatë në të cilën qytetarët do të informohen për punët e realizuara gjatë dy viteve qeverisje me Komunën e Gostivarit.
Qëllimi i fushatës "Komunë n'punë" është llogaridhënia dhe transparenca ndaj qytetarëve për punët e realizuara, të cilët zgjodhën për herë të dytë kryetarin Arben Taravari në krye të Komunës së Gostivarit.
Fushata përfshin projekte për punët e realizuara të komunës dhe ndërmarrjeve publike komunale në infrastrukturë, arsim, kulturë, mbrojtje sociale dhe fusha të tjera në kompetencë të komunës.
Komuna e Gostivarit
______________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.