• e mërkurë, 03 korrik 2024

Kryetari i komunës së Dibrës, Duka në inspektim në aktivitetet për rinovimin e shkollës në fshatin Mogorçë

Kryetari i komunës së Dibrës, Duka në inspektim në aktivitetet për rinovimin e shkollës në fshatin Mogorçë

Dibër, 8 gusht 2023 (MIA) - Në fazë përfundimtare janë aktivitetet rreth rinovimit të objektit në shkollën rajonale në fshatin Mogorçë, e cila funksionon në kuadër të SHKF "Riste Ristevski" në fshatin Kosovrast i Poshtëm. Sot inspektim në punët ka kryer kryetari i komunës, Hekuran Duka.

"Në shkollën në Mogorçë janë drejt përfundimt punët që kanë të bëjnë me realizimin e projektit për rinovimin e objektit të shkollës në kuadër të programit për efikasitet energjetik, si rezultat të bashkëpunimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Komunës së Dibrës", publikoi Duka në Fejsbuk.

Në këtë shkollë po rikonstruohet fasada dhe po ndërtohet një rampë ndihmëse për fëmijët me nevoja të veçanta, për çka Ministria e Arsimit dhe Shkencës siguroi 44 milionë denarë.

"Nxënësit e Mogorçes do të kenë të gjitha kushtet bashkëkohore për ndjekjen e programit edukativo-arsimor. Para disa kohësh përfunduan punimet në shkollën 'Penestia' dhe së shpejti edhe në shkollën 'Said Najdeni'", ka shkruar Duka.

Ai ka shprehur falënderime për ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri. bsh/

Foto: Fejsbuk profili i Hekuran Dukës

QËNDRONI TË LIDHUR