• e premte, 05 korrik 2024

Kryetari i Kievit i bëri thirrje qeverisë që të bëjë më shumë përpjekje në luftën kundër korrupsionit

Kryetari i Kievit i bëri thirrje qeverisë që të bëjë më shumë përpjekje në luftën kundër korrupsionit

Kiev, 29 prill 2024 (MIA) - Kryetari i Kievit, Vitalij Kliçko e akuzoi qeverinë ukrainase se po bën shumë pak në luftën kundër korrupsionit në vend, informon DPA.

Kliçko dha intervistë për mediat gjermane nga grupi Funke, e cila ishte publikuar sot. I pyetur nëse qeveria është në rrugën e duhur në luftën e saj kundër korrupsionit, ai u përgjigj: "Mund t'ia parashtroni atë pyetje çdo qytetari dhe jam i sigurt se ai do të përgjigjet me jo". Kliçko deklaroi se edhe ai është "në të njëjtin mendim". 

Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski vazhdimisht paralajmëronte se po bën betejë të vështirë kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të mjeteve në aparatin shtetëror. Para vetëm disa ditëve ministri i Bujqësisë dha dorëheqje për shkak të akuzave për korrupsion. 

Lidhur me marrëdhëniet me Zelenskin, Kliçko shfaqi keqardhje për mungesën e kohezionit mes politikanëve udhëheqës në Ukrainë. "Për fat të keq, në këtë periudhë të luftës, nuk ka unitet mes forcave politike", tha Kliçko. Ai theksoi se nga fillimi i luftës, vazhdimisht ka bërë përpjekje që të takohet me Zelenskin. 

"Por, për fat të keq, nuk pata mundësi që personalisht të takohem me Zelenskin", tha Kliçko.

Kryetari i Kievit foli për dëmin e shkaktuar nga fluturaket ruse pa pilot dhe bëri thirrje për mbështetje më të madhe ndërkombëtare për mbrojtjen ajrore të Ukrainës. 

Pas dy viteve luftë, dëmet në Kiev janë të mëdha. Më shumë se 800 ndërtesa ishin dëmtuar dhe shkatërruar nga sulmet ajrore. Më shumë se 200 persona humbën jetën, në mesin e të cilëve shtatë fëmijë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

 



 

 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR