• e diel, 22 dhjetor 2024

Kryetari i Këshillit Gjyqësor ka vizituar gjykatën e djegur në Kumanovë

Kryetari i Këshillit Gjyqësor ka vizituar gjykatën e djegur në Kumanovë

Shkup, 11 korrik 2023 (MIA) - Kryetari i Këshillit Gjyqësor të RMV-së, Sashko Georgiev në mëngjes e vizitoi Gjykatën Themelore në Kumanovë, ku mbrëmë rreth orës 2 pas mesnate shpërtheu zjarr.

"Në bisedë me u.d. kryetaren e Gjykatës së Kumanovës Snezhana Manev, Georgiev ishte informuar se zjarri është regjistruar në pjesën e bodrumit në njërën nga hapësirat ku gjendet arkivi me lëndë të vjetra", thuhet në kumtesën e Këshillit Gjyqësor.

Georgiev, siç informojnë nga Këshilli Gjyqësor, shfaqi shpresë se pasojat e zjarrit do të riparohen sa më shpejtë, ndërsa raportet kriminalistike  dhe veprimet e ndërmarra hetuese do të përfundojnë në afatin e mundshëm më të shkurtër, që të zbulohen arsyet e fatkeqësisë dhe vëllimi i dëmit të bërë.

Nga Këshilli Gjyqësor, theksojnë se Georgiev është në komunikim të vazhdueshëm me u.d. kryetaren dhe shërbimet e zjarrfikësve, të cilëve u ofroi angazhim shtesë edhe në shërbime tjera, për të shuar zjarrin me sukses. sa/

Foto: Këshilli gjyqësor

 

QËNDRONI TË LIDHUR