• e martë, 24 dhjetor 2024

Kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishell, “i tronditur” nga të shtënat ndaj kryeministrit sllovak Fico

Kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishell, “i tronditur” nga të shtënat ndaj kryeministrit sllovak Fico

Bruksel, 15 maj 2024 (MIA) - Kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishel është i "tronditur" nga të shtënat dhe plagosja e kryeministrit sllovak Robert Fico, njoftoi DPA.

“Jam i tronditur nga lajmi për sulmin ndaj kryeministrit sllovak Fico pas mbledhjes së kabinetit sllovak në Handlova”, ka shkruar Mishel në X.

"Asgjë nuk mund të justifikojë kurrë dhunën apo sulmet si kjo," shtoi ai. Mendimet e mia janë me kryeministrin dhe familjen e tij”.

Mishel kryeson me mbledhjet e Këshillit Evropian, i cili është një asamble e liderëve të 27 vendeve nga Bashkimi Evropian, ndër të cilët Fico merr pjesë rregullisht, shton DPA. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR