• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kryetari i Gjykatës kushtetuese ne MPB raportoi kërcënime për jetën dhe sigurinë e gjyqtarëve kushtetues

Kryetari i Gjykatës kushtetuese ne MPB raportoi kërcënime për jetën dhe sigurinë e gjyqtarëve kushtetues

Shkup, 24 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski sot ka dorëzuar raport në Ministrinë e Punëve të Brendshme, për kërcënime të bëra për jetën dhe sigurinë e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Siç informojnë nga Gjykata Kushtetuese, denoncimi është dorëzuar për shkak të kërcënimeve të drejtpërdrejta të drejtuara ndaj një gjyqtari, përkatësisht gjyqtarëve që kanë të bëjnë me trajtimin e një çështjeje të caktuar nga Gjykata.

"Kryetari Kostadinovski dënon ashpër kërcënimet e tilla ndaj gjyqtarëve, duke theksuar se në një shoqëri demokratike, kërcënimet e tilla dhe të ngjashme paraqesin sulm ndaj integritetit të Gjykatës Kushtetuese, por edhe presion të drejtpërdrejtë mbi vendimmarrjen e pavarur të të gjithë gjyqtarëve", qëndron në kumtesën nga Gjykata Kushtetuese.

Për shkak të seriozitetit të kërcënimeve dhe thirrjeve publike për dhunë, Gjykata pret nga organet kompetente që në mënyrë profesionale dhe të shpejtë të ndërmarrin të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme për të zbardhur këtë kërcënim dhe kërcënime të ngjashme ndaj gjyqtarëve. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR