• e premte, 05 dhjetor 2025

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski takohet me Mihaj Busujoc, gjykatës i Gjykatës Kushtetuese të Rumanisë

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski takohet me Mihaj Busujoc, gjykatës i Gjykatës Kushtetuese të Rumanisë

Shkup, 14 tetor 2025 (MIA) - Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski sot zhvilloi një takim pune me Mihaj Busujok, gjykatës në Gjykatën Kushtetuese të Rumanisë.

 Në takim, siç informojnë nga Gjykata Kushtetuese, është biseduar për sfidat aktuale me të cilat përballen gjykatat kushtetuese të të dy vendeve, si dhe për rolin e mbrojtjes kushtetuese dhe gjyqësore në kontekstin e rrethanave bashkëkohore shoqërore dhe juridike.

 "Të dyja palët shprehën gatishmëri për thellimin e  bashkëpunimit të ndërsjellë, përmes shkëmbimit të përvojave, njohurive dhe praktikës gjyqësore. Në këtë kontekst, u ra dakord të intensifikohen kontaktet midis dy gjykatave në periudhën e ardhshme. Kryetari Kostadinovski pranoi ftesën e kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Rumanisë, Elena-Simina Tanasesku, për një vizitë zyrtare, e cila është planifikuar të realizohet në gjysmën e parë të vitit 2026", thonë nga Gjykata Kushtetuese.

 Foto: Gjykata Kushtetuese

 

QËNDRONI TË LIDHUR