Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti vizitoi familjarët e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi
- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka vizituar sot familjarët e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Prishtinë, 2 qershor 2023
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka vizituar sot familjarët e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Ahmeti në publikimin në rrjetin social Facebook, ka thënë se ish-presidenti Thaçi me shokë po mbrojnë dinjitetin e luftës së pastër të UÇK-së, ndaj edhe do të kthehen si fitues në vendin e tyre.
Postimi i plotë:
Vizitova sot vatrën familjare të bashkëveprimtarit tim dhe ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’ju dhënë zemër e forcë prindërve dhe të afërmve të tij në betejën e drejtësisë, ku djali i tyre me shokë po mbron dinjitetin e UÇK-së, kauzën e pastër të mbarë popullit të Kosovës. Drejtësia vonon, por nuk harron, kështu i thashë Bacit Haxhi kur po kuvendonim mbi vitet e qëndresës kombëtare për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës. Krenarë do ta presim bashkë Hashimin me shokë në rikthimin e tij si fitues i drejtësisë! Liria ka emër!
Postimi në Facebook: https://facebook.com/100044523937585/posts/794453762048748/
Video material https://we.tl/t-8f6lF0XYUi
Bashkimi Demokratik për Integrim
___________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.