Kryetari i AP të Këshillit të Evropës, Rusopulos do të mbajë fjalim para deputetëve
- Kuvendi sot do ta mbajë seancën e parë plenare pas rrethit të dytë të djeshëm të zgjedhjeve lokale. Para deputetëve do të mbajë fjalim kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Teodoros Rusopulos.
- Post By Sara Ademi
- 07:47, 3 nëntor, 2025
Shkup, 3 nëntor 2025 (MIA) - Kuvendi sot do ta mbajë seancën e parë plenare pas rrethit të dytë të djeshëm të zgjedhjeve lokale. Para deputetëve do të mbajë fjalim kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Teodoros Rusopulos.
Siç është njoftuar në kalendarin e aktiviteteve legjislative, Rusopulos do të zhvillojë një takim tet-a-tet me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi. Ai do të takohet gjithashtu me Marija Petrushevskën, kryetare e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në APKE dhe anëtarët.
Pritet që seanca të konkludojë se tre anëtarë të kësaj përbërjeje parlamentare u zgjodhën për kryetarë komunash në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, përkatësisht Elizabeta Stamenkovska-Trajkovska në Kisella Vodë, Jane Micevski në Sopishte dhe Dejan Prodanovski në Prilep. Në vendet e Stamenkovska-Trajkovska dhe Micevski, anëtarët e ardhshëm në listë duhet të jenë nga Njësia Zgjedhore 1, ndërsa në vendin e Prodanovskit nga Njësia Zgjedhore 4.
Gjatë ditëve në vijim në procedurë të Kuvendit pritet të hyjë edhe Buxheti për vitin 2026.
Aktivitetet e Kuvendit u ndërprenë për shkak të zgjedhjeve lokale të vitit 2025. sa/
Foto: MIA arkivi