• e hënë, 14 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi uron muajin e shenjtë të Ramazanit

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi uron muajin e shenjtë të Ramazanit

Shkup, 28 shkurt 2025 (MIA)- Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Në një video-mesazh, ai ka shprehur dëshirën që ky muaj të sjellë mëshirë, dashuri dhe devotshmëri për të gjithë.

“Agjërimi, përtej një riti fizik, është një përkushtim shpirtëror, një kontemplim dhe meditim, që – përmes kufizimit të ushqimit – synon t’i shlyejë kufijtë e kësobotshëm dhe arritjen e lirisë së pakufishme shpirtërore,” ka theksuar Ibrahimi.

Ai gjithashtu ka uruar që Ramazani të jetë një muaj i mbushur me sofra dashurie, harmoni familjare dhe solidaritet në komunitet.

“Gëzuar Muajin e Shenjtë të Ramazanit!”, përfundon mesazhin e tij Zeqirija Ibrahimi.

QËNDRONI TË LIDHUR