• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryetari Duka i priti romët e Dibrës, para komunës është ngritur flamuri rom

Kryetari Duka i priti romët e Dibrës, para komunës është ngritur flamuri rom

Dibër, 8 prill 2024 (MIA) - Me rastin e Ditës ndërkombëtare të romëve, 8 Prillit, sot kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka, ka pritur përfaqësues të komunitetit etnik rom, ndërsa nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme u ndau mirënjohje për suksesin e tyre të shkëlqyer dhe sjelljen shembullore.

"Në fillim dua t'ju uroj juve dhe të gjithë anëtarëve të komunitetit të respektuar rom për ditën, me dëshirën për të vazhduar traditën e respektit të ndërsjellë, tolerancës etnike dhe fetare, në të cilën kanë jetuar të gjithë banorët e Dibrës sonë ndër shekuj. Si qeverisje vendore do të inicojmë dhe mbështesim aktivitetet për përmirësimin e kushteve në vendbanimet ku kryesisht është përqendruar popullata rome, si dhe avancimin e pozitës dhe integrimit të tyre", tha Duka.

Duke premtuar se si pushtet vendor do të vazhdojnë të kujdesen për romët, ai njoftoi se komuna do të ndajë buxhet për mbështetje financiare për romët që studiojnë në institucionet e arsimit të lartë.

Sikur vitet e kaluara, me rastin e kësaj Dite, flamuri rom është ngritur dhe po valon në shtizë para ndërtesës së Komunës së Dibrës.

Në Dibër jetojnë mbi 1.200 romë, shifër kjo dy herë e gjysmë më e lartë, por ata emigruan kryesisht në Luksemburg, Gjermani dhe Itali. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR