Kryetari aktual i komunës Azem Sadiki e publikoi kandidaturën e tij të pavarur për kryetar të Komunës së Studeniçanit
- Kryetari aktual i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki, përmes rrjetev sociale e ka publikuar kandidaturën e tij si kandidat i pavarur për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.
- Post By Besnik Shuki
- 11:26, 3 gusht, 2025
Shkup, 3 gusht 2025 (MIA) - Kryetari aktual i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki, përmes rrjetev sociale e ka publikuar kandidaturën e tij si kandidat i pavarur për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.
"Me përulësi dhe ndjenjë të thellë përgjegjësie, ju njoftoj se kam vendosur të rikandidoj si kandidat i pavarur për Kryetar të Komunës së Studeniçanit. Gjatë këtyre mandateve të kaluara, me mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe besimin që më keni dhënë, un dhe ekipi im profesional kemi arritur të realizojmë projekte të shumta që kanë përmirësuar ndjeshëm jetën në komunën tonë. Kam qenë i përkushtuar që të punoj pa ndërprerje, duke vënë gjithmonë interesin e qytetarëve në radhë të parë", ka shkruar Sadiki.
Ai tha se vizioni i tij për të ardhmen është i qartë - të vazhdojë me punë të pandalur në të gjitha vendbanimet e komunës.
"Dëshiroj ta bëj Komunën e Studeniçanit një vend tërheqës për investitorë nga vendi dhe jashtë, duke krijuar kushte të favorshme për zhvillimin e industrisë së lehtë dhe promovimin e turizmit malor, që është një potencial i pashfrytëzuar i zonës sonë. E ardhmja e Komunës së Studeniçanit është në duart tona – me përkushtim, transparencë dhe punë të ndershme, mund të bëjmë edhe më shumë për të gjithë qytetarët tanë. Prandaj, me nder e përgjegjësi, kërkoj edhe një herë besimin tuaj për të vazhduar këtë rrugëtim të përbashkët", thuhet në publikimin e Sadikit.
Ai edhe në të kaluarën ka udhëhequr me komunën. Nga viti 2000 deri në vitin 2005 ka udhëhequr me Komunën e Studeniçanit, e pastaj është rizgjedhur për mandat të dytë në periudhëln 2013-2017. Qytetarët e Komunës së Studeniçanit ia dhanë besimin për të tretën herë për periudhën 2017-2021. Në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në vitin 2021, Sadiki ishte kandidat i Partisë Demokratike të Shqiptarëve (PDSH). bsh/
Foto: Fejsbuk i Azem Sadikit