• e martë, 19 nëntor 2024

Kryetarët e Komunave të Shkupit me propozim për Qeverinë për marrjen e ingerencave Ndërmarrjeve publike për higjienë komunale dhe parqe dhe gjelbërim (PLT)

Kryetarët e Komunave të Shkupit me propozim për Qeverinë për marrjen e ingerencave Ndërmarrjeve publike për higjienë komunale dhe parqe dhe gjelbërim (PLT)

Shkup, 14 gusht 2024 (MIA) - Kryetarët e komunave të Shkupit në mbledhjen e sotme koordinuese sollën vendimin që t'i paraqesin propozim Qeverisë dhe Ministrisë së Mjedisit që t'ua marrin ingerencat e Ndërmarrjeve publike për higjienë komunale dhe parqe dhe gjelbërimin.

Siç njoftoi kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, pas mbledhjes së sotme koordinuese, mori vendim për të kërkuar dorëzimin e obligimeve të komunave.

"Kërkojmë nga Qeveria që të caktojë një të besuar të qeverisë dhe të fillojë procesin e shpërbërjes së këtyre dy ndërmarrjeve publike dhe dorëzimin e obligimeve tek komunat", tha Gjorgjievski. 

Ai njoftoi se në mbledhjen në të cilin kanë biseduar rreth gjendjeve me qytetin dhe jofunksionalitetin e ndërmarrjeve ishin të pranishëm të gjithë kryetarët e komunave të Shkupit, përveç dyve të cilët ndodheshin në pushim, por kishin përfaqësuesit e tyre. 

I pyetur se si do të zgjidhen problemet me NQP-në, Gjorgjievski u përgjigj se për këtë do të duhet të mbahet takim edhe me Qeverinë.

Sipas tij, situata me të gjitha ndërmarrjet publike është alarmante. Qytetarët u dërguan letra komunave, ndonëse, siç theksoi Gjorgjievski, kjo nuk ishte kompetencë e tyre, për faktin se “nga disa orë pritet autobus të vijë në një vendbanim të caktuar, pas disa orësh me autobusë me defekt apo gjysmë defekt, qytetarët udhëtojnë nga pika A në pikën B."

“Interesi i qytetarëve është prioriteti ynë i parë, nënvizoi ai, duke theksuar se në këtë nuk ka pasur politikë.

Ai po ashtu tha se është turp që sot të vijë një turist në Shkup.

Kryetari i komunës, i pyetur nëse këshilltarët nga VMRO-DPMNE, për shkak të mosvotimit të tyre në Këshillin e Qytetit të Shkupit, janë fajtorë për gjendjen në të cilën ndodhet qyteti, u përgjigj se “komunikimi është rrugë e dyanshme, ndërsa ai komunikim tashmë dy vite nuk ka ekzistuar në mes të qytetit të Shkupit dhe asnjë komune”.

"Në qytetin e Shkupit është luks t'ju kthejnë me email, t'ju përgjigjem në kërkesën më të thjeshtë, për një projekt", tha Gjorgjievski, duke theksuar se komunikimi është i domosdoshëm.

Gjorgjievski shtoi se "gjërat nuk mund të funksionojnë në bazë sulltanate në qytetin e Shkupit".

I pyetur nëse është zgjidhje e përhershme apo diçka që do të zgjasë një vit, derisa Arsovska të largohet nga detyra, ai u përgjigj se është zgjidhje e përhershme.

"Është e përhershme, një herë miratohet që përherë të funksionojë kështu, ishte i vendosur kryetari. ls/

Foto dhe video: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR