• e hënë, 28 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kryetarët e komunave nga rajoni i Dibrës dhe LMRI dërguan urim për Fitër Bajram

Kryetarët e komunave nga rajoni i Dibrës dhe LMRI dërguan urim për Fitër Bajram

Dibër, 30 mars 2025 (MIA) - Kryetarët e komunave të Dibrës, Mavrovës dhe Rostushes dhe Qendër Zhupës dhe Lidhja e Maqedonasve me Religjonin Islam, (LMRI), dërguan urime për të gjithë besimtarët në rajon dhe mërgimtarët me rastin e festës së madhe të Fitër Bajramit.

Namazi i mëngjesit dhe i Bajramit u fal në të gjitha xhamitë e Myftinisë Dibër, e cila mbulon të tri komunat. Në Dibër, besimtarët më të shumtë kanë marrë pjesë në xhaminë qendrore "Haxhi Vehbi Dibra", e bashkë me ta në faljen e mëngjesit dhe të Bajramit ishte edhe kryetari i komunës Hekuran Duka, i cili në urimin e tij uroi paqe, shëndet dhe begati.

"Pas një rrugëtimi të gjatë agjërimi dhe durimi, kemi arritur në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit. Festa e Fitër Bajramit është kurorëzimi i gjithë asaj që kemi kaluar në emër të Krijuesit të Madhërishëm. Me zemër dhe shpirt, ju uroj festën e Fitër Bajramit të gjithë qytetarëve të komunës së Dibrës, njerëzve tanë jashtë vendit dhe të gjithë besimtarëve në botë", tha Duka.

 

Kryetari i Komunës së Mavrovës dhe Rostushës, Medat Kurtovski, ka dërguar urim në emër të tij dhe në emër të këshillit dhe administratës komunale, duke uruar shëndet, gëzim, lumturi dhe mirëqenie.

Festën e ka uruar edhe kryetari i Komunës së Qendër Zhupës, Arijan Ibraim, i cili ka uruar që "kjo festë madhështore, e cila është kurorë e muajit të shenjtë të Ramazanit, të sjellë shëndet, lumturi dhe begati".

Në emër të tij dhe në emër të LMRI-it, kryetari Latif Pajkoski e uron festën me dëshirë që të festohet në gëzim dhe lumturi, me ndjenja të ngrohta që do të mbushin shtëpinë familjare dhe dëshiron shumë shëndet, lumturi, gëzim, harmoni, mirëqenie dhe mirëkuptim mes të gjithë njerëzve në botë. sa/

Foto: Myftinia e Dibrës

QËNDRONI TË LIDHUR