Kryetarët Duka dhe Kurtovski biseduan për menaxhimin me mbeturina komunale dhe mbrojtjen zjarrfikëse
- – Në kuadër të bashkëpunimit edhe ashtu të mirë, në Rostushë, selia e komunës Mavrovë dhe Rostushë, takim realizuan kryetarët e kësaj komune dhe komunës Dibër, Medat Kurtovski dhe Hekuran Duka, me bashkëpunëtorë të tyre.
- Post By Fitore Curri
- 20:23, 17 janar, 2025
Dibër, 17 janar 2025 (MIA) – Në kuadër të bashkëpunimit edhe ashtu të mirë, në Rostushë, selia e komunës Mavrovë dhe Rostushë, takim realizuan kryetarët e kësaj komune dhe komunës Dibër, Medat Kurtovski dhe Hekuran Duka, me bashkëpunëtorë të tyre.
“Në takim diskutuam për shumë çështje, me theks të veçantë në nevojat aktuale në pjesën e menaxhimit me mbetjet komunale dhe në pjesën e mbrojtjes zjarrfikëse. U dakorduam që bashkërisht të veprojmë në periudhën e ardhshme në gjetjen e zgjidhjeve më afatgjate për këto nevoja të përbashkëta, informoi Kurtovski.
Vlerësoi se si dy komuna fqinje, të cilat janë të lidhura ngushtë, deri më tani patën bashkëpunim të shkëlqyer i cili do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.
“Në këtë takim shumë të rëndësishëm vlerësojmë se problemi me mbeturinat komunale është problem global i cili kërkon qasje me më shumë kujdes dhe më serioz që të arrihet menaxhim i lakmueshëm. Diskutimi përfshin edhe ndihmë me automjete të specializuara për shërbimin zjarrfikës të komunës Dibër, me çka do të pasurohet parku vozitës i këtij shërbimi”, njoftoi kryetari Duka.
Në takim mori pjesë edhe Xhetan Miftaroski, komandant i njësisë territoriale zjarrfikëse, i cili intervenon edhe në këtë dhe komunën fqinje Qendra Zhupë. fc/
Fotografia: Kurtovski/Duka në Fejsbuk