Kryetarët do të vendosin se si do t'i pastrojnë mbeturinat në Shkup, pas grevës në Higjinenën komunale
- Në Shkup këtyre ditëve nuk grumbullohen mbeturinat për shkak të protestës së punëtorëve të Higjienës komunale, të cilët kërkojnë rritje të pagave dhe kthimin e kolegëve të larguar nga puna. Qyteti është mbushur me mbeturina, ndërsa kryetarët e rajonit planor të Shkupit sot do të mbajnë një takim për të diskutuar për gjendjen e higjienës në Shkup. Ndërkaq, kryetarët e komunave nga VMRO-DPMNE-ja, me ndihmën e kolegëve të tyre nga komunat tjera, mbrëmë kanë filluar pastrimin e mbeturinave të grumbulluara, ndërsa Komuna Qendër njoftoi se nga mëngjesi i sotëm do të fillojë vetë pastrimin e mbeturinave.
Shkup, 10 korrik 2023 (MIA) - Në Shkup këtyre ditëve nuk grumbullohen mbeturinat për shkak të protestës së punëtorëve të Higjienës komunale, të cilët kërkojnë rritje të pagave dhe kthimin e kolegëve të larguar nga puna. Qyteti është mbushur me mbeturina, ndërsa kryetarët e rajonit planor të Shkupit sot do të mbajnë një takim për të diskutuar për gjendjen e higjienës në Shkup. Ndërkaq, kryetarët e komunave nga VMRO-DPMNE-ja, me ndihmën e kolegëve të tyre nga komunat tjera, mbrëmë kanë filluar pastrimin e mbeturinave të grumbulluara, ndërsa Komuna Qendër njoftoi se nga mëngjesi i sotëm do të fillojë vetë pastrimin e mbeturinave.
Në takim kryetarët e rajonit planor të Shkupit do të paraqesin qëndrimin e tyre për situatën.
Ndërkaq, komunat Qendër dhe Aerodrom të Shkupit, pas reagimit të qytetarëve, kërkuan nga autoritetet që urgjentisht të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme për grumbullimin e mbeturinave.
Nga Komuna Qendër kumtoi se prej nesër fillon me pastrimin e mbeturinave në dhe jashtë kontejnerëve. Siç paralajmëroi kryetari i komunës, Goran Gerasimovski, me punë nesër në mëngjes fillojnë pothuajse të gjithë punëtorët e higjienës nga shërbimi komunal në NP "POC" dhe një pjesë e administratës komunale.
Në terren do të përdoret i tërë mekanizimi në pronësi të ndërmarrjes si dhe pajisjes shtesë për grumbullimin e mbeturinave.
Gerasimovski i bëri thirrje Qytetit të Shkupit urgjentisht t'i zgjidhë problemet në ndërmarrjen publike dhe të fillojë me pastrimin e qytetit. Qytetarët, siç theksoi, nuk duhet të jenë viktima të menaxhimit të keq nëq ytet, rreziku për shëndetin e qytetarëve është i madh.
Nga Komuna Qendër kumtuan se dje alarmuan për gjetjen e zgjidhjes së shpejtë për mospastrimin e kontejnerëve për shkak tpë protestës së NP "Higjiena komunale" në Shkup, prej se një numër i madh i qytetarëve u ankuan për papastërti dhe kundërmim nga kotnejnerët e stërmbushur në bulevarde dhe rrugë.
Ndryshe, punëtorët e “Higjienës komunale” protestojnë dhe kërkojnë rritje të pagave, kushte më të mira, pagesë të K-15 dhe kthimin e kolegëve të larguar nga puna.
Drejtoresha e NP "Higjiena komunale-Shkup", Kosana Nikoliq Mazneva u ka premtuar punëtorëve se do të marrin K-15, por thotë se bisedimet do të vazhdojnë nga kjo javë.
Ajo pardje në një konferencë për media bëri të ditur se nuk do të lejojë që një qendër politike të kontrollojë punën e kësaj ndërmarrje dhe se janë dorëzuar raporte në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në Prokurori për kërcënime me jetën e saj dhe të punonjësve të tjerë.
Edhe LSM-ja e dënon ashpër hapin e kryesisë për të larguar nga puna një grup më të madh të punësuarish, si dhe për ta larguar nga puna kryetarin e Sindikatës së Higjiensë komunale pranë Sindikatës së punëtorëve nga hotelieria, turizmi, ekonomizimi komunal - banesor, zejtartia dhe shoqatat e mbrojtura, Deli Dardhishta, i cili ka mbi 30 vite përovjë pune dhe atë kryesisht për shkak të luftës sindikaliste të cilën e bën për të punësuarit.
LSM plotësisht i mbështetë të punësuarit në Higjienën komunale në Shkup të cilët tashmë disa ditë shprehin revoltë ndaj kryesisë, sepse, janë larguar rreth dhjetë prej tyre nga puna, por edhe për shkakse nuk u përmbushen kërkesat për rritje të rrogave, K-15 dhe stazh të benificuar. mb/
Foto: MIA