• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryesuesi i parë i Kuvendit Nikolla Stojanovski mbush 100 vjeç

Kryesuesi i parë i Kuvendit Nikolla Stojanovski mbush 100 vjeç

Shkup, 14 shkurt 2023 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ishte mikpritësi i kryesuesit të parë të Kuvendit të parë shumë partiak, dr. Nikolla Stojanoski, i cili si deputeti i zgjedhur më i vjetër, e kishte atë nder dhe përgjegjësi më 8 janar të vitit 1991 ta hapë seancën konstituive të asaj përbërje të deputetëve. 

Në pritje, krahas Kryetarit Xhaferi, ishin të pranishëm edhe nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski, koordinatori i LSDM-së Jovan Mitreski, koordinatori i VMRO DPMNE-së Nikolla Micevski, përfaqësuesi i Lëvizjes BESA, Bastri Bajrami, sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova, zëvendës-sekretarët e përgjithshëm dhe përfaqësues tjerë të shërbimit të Kuvendit.  

Rast për pritjen e sotme ishte shënimi i përbashkët i ditëlindjes së tij të 100-të, mirëpo edhe një rast i shkëlqyer për të dëgjuar drejtpërdrejtë nga dr. Stojanoski për ndjenjën dhe përvojën që e ka përjetuar në atë ditë të rëndësishme historike të vendosjes së themeleve të Kuvendit shumë partiak dhe ndërtimit të një fillimi të ri për shtetin, të ri për gjithë të pranishmit në atë seancë plenare.Njëherazi, krenar që megjithatë ia ka dalë të përmbushë detyrën e vet pa vërejtje. 

"Në bisedën e sinqertë dhe të drejtpërdrejtë me të pranishmit, i nderuari dr. Stojanoski, me gjithë pozitivizmin dhe energjinë e vet, drejtoi mesazh ndaj të pranishmëve dhe për gjeneratat e ardhshme se gjenerata më e vjetër mbështetet në atë se gjenerata e re do të bëjë më mirë dhe më bukur se gjeneratat paraprake, që të jetë mirë për të gjithë, edhe për shtetin edhe për popullin", thuhet në kumtesën e Kabinetit të kryetarit të Kuvendit.  

Kryetari Xhaferi dhe gjithë të pranishmit në takim i uruan dr. Stojanoskit shëndet të mirë dhe edhe shumë ditëlindje dhe takime të radhës në dhomën ligjvënëse.    

QËNDRONI TË LIDHUR