• e diel, 22 dhjetor 2024

Kryesia e BDI-së: Jemi të palëkundur në kursin euroamerikan, mirëpresim mbështetjen amerikane për integrimin tonë evropian

Kryesia e BDI-së: Jemi të palëkundur në kursin euroamerikan, mirëpresim mbështetjen amerikane për integrimin tonë evropian

Shkup, 19 maj 2023 (MIA)- Kryesia e BDI-së ka shqyrtuar sot situatën aktuale politike në vend. Një nga pikat e bisedës siç theksohet ka qenë vizita në SHBA e kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe bisedimet që delegacioni shtetëror pati me krerët më të lartë amerikan.

Vizita me këtë rast është vlerësuar si jashtëzakonisht domethënëse dhe e suksesshme.

“Takimet në SHBA u realizuan në një kohë vendimtare kur po bëhen përpjekje për të ardhmen e vendit dhe po merren vendime të rëndësishme për qytetarët. Në të gjitha takimet me krerë më të lartë të shtetit amerikan u përfitua një mbështetje e plotë dhe e qartë për rrugën evropiane të cilën vendi po e ndjek me vendosmëri. Porositë pozitive nga Qeveria amerikane janë rezultat i besimit në përkushtimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për parimet demokratike dhe integrimin evropian. Vendi ynë njihet si faktor i stabilitetit rajonal dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë në një nivel historikisht të lartë”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njohin dhe mbështesin përpjekjet për përmbushjen e kritereve të BE-së dhe përkushtimin për zbatimin e reformave jetike në të gjitha segmentet. Mesazhet e partnerëve tanë strategjikë janë edhe konfirmim i politikës dhe drejtimit korrekt që BDI e ndjek në mënyrë të vazhdueshme dhe pa kompromis.

“Ftojmë të gjitha partitë politike dhe deputetët të bashkohen dhe të mbështesin të ardhmen evropiane të vendit. Këto janë momente historike për të ardhmen e vendit, është koha për lidership dhe guxim”, thuhet mes tjerash në kumtesë.

BDI, theksohet prej atje, edhe një herë shpreh mirënjohjen e thellë ndaj Qeverisë së SHBA-së dhe partnerëve të saj evropianë për angazhimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm dhe zotohet që kursi jonë euroamerikan është i palëkundur.

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR