• e premte, 20 dhjetor 2024

Kryesia e ASHAM: Akademia është e hapur për të gjithë që i plotësojnë kriteret, të mos përfshihet në debate politike ditore

Kryesia e ASHAM: Akademia është e hapur për të gjithë që i plotësojnë kriteret, të mos përfshihet në debate politike ditore

Shkup, 29 korrik 2024 (MIA) - ASHAM gjithmonë ka qenë e hapur për të gjithë qytetarët, të cilët i plotësojnë kriteret e larta shkencore dhe artistike për anëtarësim në të, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare ose  përkatësie tjetër. Për partitë politike dhe ndikimet e tyre asnjëherë nuk ka pasur vend në të, njoftoi sot pasdite Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë si reagim për paralajmërimin, siç bëhet e ditur, "nga disa parti politike për themelimin e akademisë së shqiptarëve në Maqedoni". 

Thekson se "në Maqedoni, si edhe në vendet e rajonit dhe kudo në botë, ekziston vetëm një akademi kombëtare e cila e përfaqëson shtetin në asociacionet evropiane dhe asociacione të tjera ndërkombëtare të akademive". 

"Që nga themelimi i saj e deri më sot, në Akademi anëtarë ishin pjesëtarë të popullit maqedonas, por gjithashtu edhe të gjitha bashkësive të tjera etnike. Mes tjerash, në dekadën e fundit në përbërjen e ASHAM kishte katër anëtarë të përkatësisë etnike shqiptare të Akademisë, prej të cilëve një është në udhëheqësinë aktuale), si dhe tre anëtarë jashtë nga përbërja e punës", njoftoi Kryesia e ASHAM. 

Duke folur për formimin e ASHAM në vitin 1967, si institucioni më i lartë shkencor dhe artistik në Republikën e Maqedonisë, në kuadër të ish federatës jugosllave, thekson se "përbërja e parë e akademikëve është zgjedhur në bazë të standardeve dhe kritereve më të larta universale shkencore dhe artistike". 

"Sot ASHAM është institucioni më i rëndësishëm kombëtar shkencor dhe artistik me interes të veçantë shoqëror në vendin tonë, i cili dekada më parë, me veprimtarinë kërkimore-shkencore, krijimtarinë dhe rolin këshillues, paraqet shtyllë në ndërtimin dhe ruajtjen e identitetit dhe shtetësisë së popullit maqedonas dhe pjesë të saj nga popujt e tjerë që jetojnë në vend", thekson Kryesia e ASHAM.

Në reagim bënë thirrje edhe "ASHAM të mos përfshihet në debate ditore politike dhe diskutime partiake të cilat e rëndojnë veprimtarinë e rregullt të Akademisë, ndërsa bëjnë pjesë në domenin e Shtëpisë Ligjvënëse dhe institucionet shtetërore". fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s



QËNDRONI TË LIDHUR