• e premte, 20 dhjetor 2024

Kryeparlamentari Gashi u takua me Tijs Ruten, në fokus integrimi evropian i vendit

Kryeparlamentari Gashi u takua me Tijs Ruten, në fokus integrimi evropian i vendit

Shkup, 18 nëntor 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në kuadër të vizitës së punës në Parlamentin Evropian, sot u takua me Tijs Ruten, raportues për Maqedoninë e Veriut në hije në emër të partisë politike të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve.

Siç njoftoi pres shërbimi i Kuvendit, Gashi e ka informuar bashkëbiseduesin me ngjarjet aktuale në planin e integrimit evropian të vendit. Bashkëbiseduesit, siç thuhet, kanë theksuar se BE-ja duhet të dërgojë porosi të qartë dhe të fuqishme në këtë moment kritik që të fillojë me hapjen e kapitujve, pasi ashtu qytetarët do ta marrin vizionin e pritur për zhvillimin e mëtejshëm të vendit.

Në takimin, Ruten ka informuar se një nga detyrat e para të komisares së re për zgjerim, Marta Kos është ta vizitojë rajonin, me ç'rast, siç thuhet, do të tentojë ta mbajë qasjen e balansuar. Ai ka theksar se me rëndësi është edhe mbajtja e këtij fokusi edhe me 26 vendet e tjera anëtare të BE-së, që të krijohen kushte për krijimin e porosive të qarta në anën e BE-së, të cilat do të jenë konfirmim i tërë asaj që vendi e ka arritur deri tani.

"Biseda me Rutenin ishte e përqëndruar në bashkëpçunimin e ardhshëm, me ç'rast kryetari Gashi ka shprehur bindje se përbërja e re e Kuvendit dhe përbërja e re e Parlamentit Evropian do ta mbajnë dinamikën e komunikimit dhe bashkëpunimit të rregullt përmes Komitetit të përzier parlamentar dhe do të punojnë së bashku në agjendën e BE-së të vendit, përmes vlerësimit të progresit të arritur në zbatimin e reformave kyçe dhe punës në fushat, në të cilat nevojitet përparim i mëtejshëm", thuhet në kumtesë. bsh/

Foto: Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR