• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kryeministrja italiane Meloni të mërkurën për vizitë në Shqipëri

Kryeministrja italiane Meloni të mërkurën për vizitë në Shqipëri

Tiranë, 3 qershor 2024 (MIA) - Kryeministrja italiane, Xhorxha Meloni këtë javë duhet të udhëtojë në Shipëri për vizitë me fokus migrimin, vetëm disa ditë para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, publikuan mediat shqiptare.

Shqipëria u dakordua të pranojë azilkërkuesit e tërhequr nga detet jashtë Italisë, t'i regjistrojë ata në një qendër në Detin Adriatik dhe më pas t'i akomodojë në një qendër tjetër në brendi të vendit derisa kërkesat e tyre shqyrtohen.

Meloni do të arrijë në Tiranë të mërkurën për të takuar homologun e saj shqiptar, Edi Rama dhe për të diskutuar rreth qendrave të kujdesit të emigrantëve.

Mediat raportuan se gjatë vizitës së saj, e cila përputhet me Javën e kulturës Italiane në Shqipëri, pritet që Meloni të vizitojë një nga qendrat e ngritura sipas marrëveshjes që ajo nënshkroi me Ramën më 6 nëntor të vitit 2023. Autoritetet në qytetin port shqiptar Shengjin gjatë fundjavës kumtuan se qendra e kujdesit të emigrantëve atje ka përfunduar.

Qendra për përpunimin e azilit në Gjadër, ku do të mund të strehohen tre mijë emigrantë në muaj, është ende e papërfunduar dhe nuk është publikuar data e përfundimit. Më parë ishte paralajmëruar se do të funksiononin nga 20 maji, por për shkak të vonesës në punë, kjo nuk ndodhi.

Në mes të gushtit vitin e kaluar, kryeministrja italiane Meloni me familjen me ftesë të Ramës ishte në pushim në Vlorë, pak muaj para finalizimit të marrëveshjes për emigrantët në Romë gjatë kohës së vizitës të Ramës. rq/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR