• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kryeministri spanjoll për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri spanjoll për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut
Shkup, 31 korrik 2022 (MIA) – Kryetari i Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sançez Perez-Kastehon pasditen e sotme arriti për vizitë zyrtare njëditore të vendit. Delegacioni qeveritar spanjoll i drejtuar nga kryeministri Sançez u prit me nderimet më të larta shtetërore para Qeverisë në praninë e kryeministrit Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministrave për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi dhe atij për Çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministret e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe asaj të Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska. Pason takim sy më sy i kryeministrave të cilët do të kenë deklaratë të përbashkët si dhe takim plenar të delegacioneve të dy vendeve. https://youtu.be/DFuW7pK3IMU

QËNDRONI TË LIDHUR