• e premte, 05 dhjetor 2025

Kryeministri Mickoski i dënon ashpër brohoritjet ofenduese në ndeshjen sportive në Kumanovë

Kryeministri Mickoski i dënon ashpër brohoritjet ofenduese në ndeshjen sportive në Kumanovë

Shkup, 4 gusht 2025 (MIA) - Kryeministri hristian Mickoski i dënoi brohoritjet skenofobike në ndeshjen e basketbollit mes Maqedonisë dhe Rumanisë që u mbajt të shtunën në Kumanovë.

Ai, duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve pas vendosjes së gur-themelit të sallës së re sportive në kazermën "Gjenerali Mihajllo Apostollsi", përkujtoi se gjatë ditës së djeshme, Federata e basketbollit si dhe Komuna e Kumanovës, gjithashtu e dënuan brohoritjen dhe sulmet ksenofobike të disa personave në sallë.

"Të jem i sinqertë, derisa isha atje fare as që e vërejta atë sepse bëhej fjalë për një grup të vogël njerëzish. por gjithashtu do të doja ta shfrytëzoj këtë rast, t'i bashkangjitem dënimit të nacionalizmit dhe ksenofobisë fillimisht të asaj që ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë dhe Rumanisë ndërkaq më pas edhe t'u dërgoj porosi të gjithë grupeve të tifozëve të bëjnë tifo në mënyrë sportive, ta mbështesin ekipin e vet dhe ekipin kombëtar të Maqedonisë. kjo është ajo që kjo Qeveri e mbështetë, ndërkaq çdo gjëm tjetër do të jetë lëndë e hetimit dhe lëndë e sanksioneve pa dallim nga cila anë vjen", theksoi Mickoski.

Edhe njëherë përsëriti se e dënon absolutisht, siç theksoi, brohoritjen ksenofobike dhe nacionaliste të disa personave të cilët nuk hasën në mbështetje nga ana e asnjërit nga të pranishmit në sallë.

Ministri i Sportit, Borko Ristovski bëri thirrje se në Maqedoni nuk ka nevojë për brohoritje të tilla nga cila do anë, duke cekur se nga pozita e Ministrisë së Sportit nuk mund të bëjnë asgjë tjetër përveç se të edukojnë dhe të apelojnë.

"Do të punojmë fillimisht në edukimin e tifozëve, grupeve të tifozëve të popullit se tërë atë që secili ka të drejtë të mbështesë ekipin e vet, reprezentacionin e vet, megjithatë ngjarje të këtilla të pakëndshme nuk duhet të ndodhin, dhe nuk guxojnë të ndodhin", tha Ristovski.

Si, në përgjigje të pyetjes nëse do të ketë prëgjegjësi nga Komiteti olimpik për organizim të festivalit rinor olimpik, tha se si Ministri e kanë parë situatën me lojërat rinore olimpike dhe se duhet të bëhet analizë e hollësishme se ku është gabuar, kush ka gabuar dhe në bazë të asaj të sillen konkludime. "Organizata ishte pjesërisht korrekte, megjithatë u shkaktuan disa momente plotësuese të panevojshme politike të cilat opozita provoi t'i shfrytëzojë, por sërish do të përsëris, e tërë kjo e dëmton shtetin dhe dhe atë që si shtet e prezantiojmë brenda dhe jashtë", tha Ristovski.

Partitë politike dje i dënuan brohoritjet e papranueshme të individëve gjatë ndeshjes së djeshme të basketbollit mes ekipit kombëtar të Maqedonisë dhe reprezentacionit të Republikës së Rumanisë që u luajt në Kumanovë. Prokuroria themelore publike Kumanovë dje kumtoi se po vepron dhe në SPB Kumanovë ka dërguar disa urdhra dhe udhëzime për hetim të elementeve të veprës penale gjatë brohoritjeve të cilat përmbanin fjalor urrejtës nga persona deri mët ani të panjohur në ndeshjen e basketbollit mes Maqedonisë dhe Rumanisë. Nga atje theksuan se është dhënë urdhër edhe për sigurimin e xhirimeve nga video mbikëqyrja me qëllim të identifikimit të kryesve të mundshëm. ab/

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR