• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kryeministri Mickoski do ta promovojë shportën konsumatore të Vitit të Ri

Kryeministri Mickoski do ta promovojë shportën konsumatore të Vitit të Ri

Shkup, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski sot në sallë solemne të Qeverisë, do të mbajë takim me përfaqësues të odave ekonomike lidhur me promovimin e shportës konsumatore të Vitit të Ri.

Siç njoftuan nga pres-shërbimi qeveritar, shporta konsumatore e Vitit të Ri përbëhet nga një listë e produkteve ushqimore dhe pijeve aloolike dhe joalkoolike të propozuara nga ana e prodhuesve dhe tregtarëve, të cilët gjatë festave të fundivitit do t'u ofrohen konsumatorëve me çmime më të ulëta.

Pas takimit, kryeministri Mickoski do të mbajë konferencë për shtyp. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR