Kryeministri Mickoski do të marrë pjesë në fillimin e rikonstruimit të Sallës së sportit "Rasadnik" në Komunën e Kisella Vodës
- Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të marrë pjesë në fillimin e rikonstruimit të Sallës së sportit "Rasadnik" në Komunën e Kisella Vodës.
- Post By Fami Bajrami
- 09:35, 29 nëntor, 2024
Shkup, 29 nëntor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të marrë pjesë në fillimin e rikonstruimit të Sallës së sportit "Rasadnik" në Komunën e Kisella Vodës.
Siç informojnë nga Qeveria, rikonstruimi kushton rreth 90.000.000 denarë dhe financohet nga Ministria e Sportit.
Është parashikuar me rikonstruimin që salla e sportit "Rasadnik" të ketë hapësirë për hendboll, basketboll, futboll të vogël, volejboll si dhe hapësirë afariste që do të jepet me qira me qëllim që salla e sportit të jetë fitimprurëse. Komuna e Kisella Vodës merr në dorëzim sallën e sportit nga NP qeveritare për ekonomizim të objekteve sportive pa borxhe. Pas 30 vitesh neglizhencë më në fund nis rikonstruimi i sallës "Rasadnik" e cila përsëri do të marrë shkëlqimin e vet. rq/
Foto: MIA