• e enjte, 08 janar 2026

Kryeministri Mickoski do të kërkoj takim liderësh për heqjen e qeverisë teknike dhe konsensus për ligjet reformuese

Kryeministri Mickoski do të kërkoj takim liderësh për heqjen e qeverisë teknike dhe konsensus për ligjet reformuese

Shkup, 7 janar 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski gjatë ditës së nesërme do t'u dërgojë ftesë partive politike për takim liderësh i cili do të mbahej në shtatë deri dhjetë ditët e ardhshme, para udhëtimit të tij në Forumin ekonomik botëror në Davos. Temë e takimit do të ishte konsensusi për ligjet reformuese dhe shfuqizimi i qeverisë teknike.

Në një intervistë për TV Alfa, kryeministri Mickoski tha se pret që të gjithë liderët e koalicioneve parlamentare ta pranojnë ftesën për takim liderësh. Rendi i ditës, siç thotë ai, mund të zgjerohet dhe plotësohet me të tjera.

Për çështjet kyçe për shtetin, Mickoski pret konsensus nga liderët e gjithë koalicioneve parlamentare.

"Për Avokatin e Popullit le të bisedojmë. Të tregojmë pjekuri që si politikanë dhe si shtet, mundemi kur është sfida, veçanërisht qëllimi para nesh, që është Bashkimi Evropian, të diskutojmë hapur për të gjitha ato tema, për të cilat nuk kemi pikëpamje diametralisht të ndryshme. Pra themi se të gjithë jemi pro, ligjet kanë mendim pozitiv nga Komisioni i Venecias, kanë mendim pozitiv nga Zyra e Komisionit Evropian. Le të ulemi dhe të flasim", ka thënë Mickoski.

Lidhur me qeverinë teknike, kryeministri thotë se para zgjedhjeve të fundit edhe vetë LSDM-ja tha se para zgjedhjeve nuk është më e nevojshme. Ai thotë se, ndryshe nga më parë, kjo Qeveri tregon një gjerësi e cila është e nevojshme veçanërisht në një periudhë kur flitet për reforma thelbësore, reforma në sistemin politik, por edhe ato që janë pjesë e agjendës së reformave për anëtarësim në BE. Ai thekson se për disa prej tyre nevojitet konsensus.

"Para këtyre zgjedhjeve, udhëheqësia e LSDM-së tha se janë për fshirjen e qeverisë teknike, të shohim nëse do mbeten në atë qëndrim. Nuk do të doja të hyja në ndryshime të tilla, megjithëse nuk ka kushte shtesë, nuk ka Badenter. Por nuk do të doja të hyja në një proces të tillë pa pasur konsensus, sepse mendoj se kjo është politikisht e pacivilizuar, sepse mendoj se ndryshime të tilla në sistemin politik duhet të sillen me konsensus. Nëse themi se qeveria teknike është një lloj implanti, nëse themi se qeveria teknike mund të ketë probleme edhe me kushtetutshmërinë, ajo pengon sistemin, nuk jep hapësirë ​​të mjaftueshme për manovrim, le t'i bëjmë edhe ato ndryshime", ka thënë Mickoski.

Foto: printskrin nga video- intervista

 

QËNDRONI TË LIDHUR