• e mërkurë, 16 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kryeministri Mickoski dhe zëvendëskryeministri Nikolloski për vizitë pune në komunën Kavadar

Kryeministri Mickoski dhe zëvendëskryeministri Nikolloski për vizitë pune në komunën Kavadar

Kavadar, 12 shkurt 2025 (MIA) – Kryeministri Hristian Mickoski dhe zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski sot ishin për vizitë pune në komunën Kavadar, realizuan mbikëqyrje të disa projekteve të realizuara, për të cilat kryetari i Kavadarit Mitko Jançev tha se janë të rëndësishme dhe flasin për atë se njëjtë zhvillohen mjediset urbane dhe rurale. Jançev sqaroi se në fshatin Dabnishtë punohet në dy projekte, rrjetin e kanalizimit me kolektor fekal dhe stacion filtrimi. Investim i përbashkët i Qeverisë, Komunës dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor. 

“Nga Dabnishti në Resavë, rruga ekzistuese do të rikonstruktohet dhe zgjerohet tërësisht, në gjatësi prej 3.500 metra. Për lëvizje më të sigurt dhe qasje më të madhe. Këto janë mjete që i kemi marrë nga kredia hungareze, përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve në formë granti”, sqaroi kryetari.

Ai shtoi se nga granti është edhe një projekt realizimi i të cilit ishte vizituar sot, projekt në fshatin Resavë, ndërtimi i rrugës së re deri në lagjen e vilave Kosovec në Gjirin e Tikveshit, me rreth 200 vila, të cilat paraprakisht u furnizuan me ujë për pije dhe tani po rregullohet rruga. 

Kryetari edhe këtu paralajmëroi kanalizim. 

“Me këtë komplet do ta mbrojmë Liqenin e Tikveshit nga sulme të kanalizimeve fekale, ndikime atmosferike”, nënvizoi Jançev, duke u falënderuar për mbështetjen. 

Sot solemnisht ishte hapur edhe salla e re e ndërtuar e sporteve në fshatin Vozarc, investim prej 25 milionë denarë mjete të komunave, në kuadër të shkollës. 

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski tha se vitin e kaluar gjithsej 1,1 milionë euro përmes Ministrisë ishin ndarë për komunën Kavadar për projekte infrastrukturore. 

“Në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë do të merret vendim për edhe 1 milionë euro shtesë për realizimin e sistemeve të ujësjellësit për dy vendbanime në Kavadar”, theksoi Nikolloski. 

“Vitin e kaluar janë transferuar gjithsej 1,1 milionë euro përmes Ministrisë së Transportit në një llogari të caktuar të komunës së Kavadarit, 5 projekte tashmë janë duke u realizuar dhe jemi në fazë të avancuar. Thirrja për aplikim ishte e hapur për këtë vit dhe pres që aplikimet të vijnë në periudhën e ardhshme dhe ajo që mund të njoftoj është se në seancën e ardhshme të qeverisë pres që të dhurohen rreth 1 milion euro mjete shtesë për rrjetet e ujësjellësit që duhet të ndërtohen, të cilat do të ndihmojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve”, theksoi Nikolloski.

Ai theksoi se intenisvisht punohet në seksionin Drenovë – Farishë. 

“Në mbrojtje të shpateve, në zgjidhjen e problemeve të sigurisë dhe për kohë shumë të shpejtë mund të shohim hapjen e atij seksioni”, paralajmëroi Nikolloski. 

Kënaqësi shprehu edhe kryeministri Mickoski. 

“Ne si Qeveri do të vazhdojmë t'i ndihmojmë komunat përmes ministrive, sepse ky është qëllimi ynë, të ndërtojmë, të flasim më pak dhe të punojmë më shumë. Të ndërtojmë diçka që është e rëndësishme për qytetarët”, theksoi Mickoski. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR