• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryeministri Kovaçevski për vizitë pune në Vjenë

Kryeministri Kovaçevski për vizitë pune në Vjenë

Shkup, 15 janar 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski sot është për vizitë pune në Vjenë, të Austrisë.

Në suaza të vizitës, siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, kryeministri Kovaçevski do të mbajë takim pune me sekretaren e përgjithshme të OSBE-së, Helga Shmid, ku do të bisedohet për kryesimin e përfunduar me sukses të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023, si dhe për kontributin e vendit tonë për sigurinë dhe stabilitetin e përgjithshëm evropian. 

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR