• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryeministri Kovaçevski për vizitë pune në Paris

Kryeministri Kovaçevski për vizitë pune në Paris

Shkup 9 nëntor 2023 (MIA) - Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski do të qëndrojë për vizitë pune në Paris, ku do t'i drejtohet Konferencës së 42-të të përgjithshme të UNESKO-s, kumtoi Pres shërbimi qeveritar. Në vizitën zyrtare në UNESKO, Kovaçevski do të pritet nga Odre Azule, drejtoreshë e përgjithshme e Organizatës për arsim, shkencë dhe kulturë të Kombeve të Bashkuara.

"Në kuadër të vizitës, kryeministri Kovaçevski së bashku me disa shefa të shteteve dhe qeverive, liderë të organizatave ndërkombëtare, figura me ndikim nga biznesi ndërkombëtar, nga organizata civile, nga komuniteti akademik, do të marrë pjesë në hapjen e Forumit të 6-të të paqes në Paris. Qëllimi kryesor i Forumit është të nxisë bashkëpunimin dhe kërkimin pas zgjidhjeve për sfidat, me të cilat përballet bota. Është paraparë që kryeministri Kovaçevski të mbajë fjalim me temë "Adresimi i pabarazive dhe përshpejtimi i Qëllimeve të qëndrueshme zhvillimore'", thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Në kuadër të Forumit parisien të paqes, kryeministri Kovaçevski i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Elena Kovaçevska do të marrë pjesë në darkën e organizuar nga presidenti francez, Emanuel Makron dhe bashkëshortja e tij Brizhit Makron, në nder të shefave të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në Forum.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR