• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryeministri Kovaçevski në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit në Tiranë

Kryeministri Kovaçevski në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit në Tiranë

Shkup, 15 tetor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski nesër do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të Procesit të Berlinit në Tiranë.  Në përbërje të delegacionit qeveritar do të jetë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, paralajmëroi pres shërbimi qeveritar.

Në Samit është paralajmëruar edhe prania e kancelarit të Gjermanisë, Olaf Sholc, kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel, si dhe një numër i madh i liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Samit - Austria, Kroacia, Greqia, Hungaria, Holanda, Sllovenia, por edhe përfaqësues të lartë të CEFTA-s, OECD-së, RSS-së, Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Evropiane e Investimeve. 

Në kuadër të Samitit do të mbahen sesione pune në të cilat  në më nivel të lartë  do të diskutohet  në tema lidhur me integrimin e rajonit në tregun e vetëm dhe përmirësimin e konvergjencës me BE-në, si dhe mbështetjen e tranzicionit të gjelbër dhe digjital në vendet e Ballkani Perëndimor.  Pritet të bisedohet për arritjet në kuadër të procesit të Berlinit dhe ndikimi i iniciativës në bashkëpunimin rajonal, rëndësia e saj në rrumbullakimin e integrimit evropian, si dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Në Samit është planifikuar miratimi i disa dokumenteve dhe konkluzioneve, si dhe nënshkrimi i Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të infermierëve, kirurgëve veterinerë, 
mamive dhe farmacistëve nga ana e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si vazhdimësi e Marrëveshjes së nënshkruar në Samitin e vitit të kaluar të  Procesit të Berlinit me të cilin njihen kualifikimet profesionale të mjekëve të mjekësisë, mjekëve të mjekësisë dentare dhe arkitektëve.

Gjatë Samitit, sipas paralajmërimit, është paraparë që kryeministri Kovaçevski  të realizojë takime me kancelarin Sholc, me komisarin evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varheji, si dhe me kryetaren e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odil Reno-Baso dhe me nënkryetaren e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi, Antonela Basani.

Procesi i Berlinit zhvillohet me mbështetjen e Komisionit Evropian, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe shteteve anëtare të përfshira në proces - Gjermania, Franca, Austria, Bullgaria, Kroacia, Italia, Sllovenia, Greqia, Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar, së bashku. me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR