• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryeministri Kovaçevski në panairin e dytë ndërkombëtar “Vizioni i verës së Ballkanit të Hapur” në Beograd

Kryeministri Kovaçevski në panairin e dytë ndërkombëtar “Vizioni i verës së Ballkanit të Hapur” në Beograd

Beograd, 16 nëntor 2023 (MIA)- Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot merr pjesë në panairin e dytë ndërkombëtar për verë, ushqim dhe turizëm “Vizioni i verës së Ballkanit të Hapur”. 

Në  kuadër të delegacionit që udhëheq kryeministri marrin pjesë edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski si dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski. 

Në hapjen zyrtare të Panairit është paraparë edhe fjalim i kryeministrit Kovaçevski.

Në kuadër të vizitës së tij në Beograd nesër, kryeministri Kovaçevski do të realizojë takim me kryeministren e Serbisë Ana Bërnabiq si dhe do të nënshkruhet Memorandum për Bashkëpunim për vendosjen e rrjetit hekurudhor me performancë të lartë ndërmjet Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Ndërtimit, Komunikacionit dhe Infrastrukturës së Republikës së Serbisë.

Gjithashtu, nën patronazhin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në organizim të kryeministrit Kovaçevski, do të mbahet manifestimi “Mbrëmja maqedonase”, në kuadër të së cilës do të ketë degustim të verërave dhe ushqimeve maqedonase.

Siç njofton Pres shërbimi i qeverisë, në panairin e sivjetmë pritet prezenca e mbi 600 ekspozuesve nga kantina të shumta të verës, distileri, kompani gastronomike nga më shumë se 28 vende i cili paraqet mundësi të shkëlqyer për vendosjen e marrëdhënieve afariste, shkëmbimin e ideve dhe qëndrimeve për industrinë e verës para së gjithash.

Ndryshe, në panairin e dytë ndërkombëtar për verë, ushqim dhe turizëm "Vizioni i verës së Ballkanit të Hapur" ekspozojnë mbi 70 kantina vere dhe distileri nga Maqedonia e Veriut.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR