• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryeministri Kovaçevski me një mesazh urimi me rastin e 13 Nëntorit – Ditës së Çlirimit të Shkupit

Kryeministri Kovaçevski me një mesazh urimi me rastin e 13 Nëntorit – Ditës së Çlirimit të Shkupit

Shkup, 13 n;ntor 2023 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot u dërgoi urim qytetarëve me rastin e 13 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të Shkupit.

“Sot, kur shënojmë 13 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të Shkupit, kujtojmë dhe kremtojmë heroizmin e luftëtarëve të cilët  79 vjet më parë korrën fitore dhe shkruan një histori të re të të çlirimit të Shkupit. Lavdi e përjetshme dhe respekt i thellë për luftëtarët tanë trima që me çmimin e jetës fituan lirinë në të cilën jetojmë sot, lirinë e qytetit që sot është simbol i mosbindjes dhe bashkimit të të parëve tanë. Bashkimi bashkoi luftëtarët tanë në përpjekjet për çlirimin e Shkupit, bashkimi do të na ndihmojë në të gjitha sfidat e ardhshme. Gëzuar dhe qoftë  i përjetshëm 13 Nëntori - Dita e Çlirimit të Shkupit!”, thuhet në urimin e kryeministrit Kovaçevski të publikuar në rrjetin social Fejsbuk.

Foto: Fejsbuku i kryeministrit Kovaçevski

QËNDRONI TË LIDHUR