• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryeministri Kovaçevski dërgoi urimin e Krishtlindjeve besimtarëve të Kishës katolike dhe qytetarëve që festojnë sipas kalendarit gregorian

Kryeministri Kovaçevski dërgoi urimin e Krishtlindjeve besimtarëve të Kishës katolike dhe qytetarëve që festojnë sipas kalendarit gregorian

Shkup, 25 dhjetor 2023 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i dërgoi  telegram urimi ipeshkvit të Shkupit dhe Eparkisë së Strumicë-Shkupit, imzot Dr. Kiro Stojanov, klerikëve dhe murgjve të Kishës Katolike në Maqedoni, besimtarëve të Kishës Katolike dhe të gjithë qytetarëve të cilët festojnë Lindjen e Krishtit – Krishtlindjet sipas kalendarit Gregorian.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal dërgoj urime të sinqerta për festën e madhe të krishterë, Lindjen e Krishtit – Krishtlindjet. Paqja dhe besimi që sjellin festat e drejtojnë vëmendjen te vlerat e vërteta, respekti, dashuria, mirëkuptimi, durimi, kujdesi  për njëri-tjetrin, gjë që tregon edhe vepra e Krishtit. Por ato janë edhe një stimul për ndërgjegjen dhe forcën shpirtërore, për përgjegjësinë e çdo individi, në ndërtimin e shoqërisë të njerëzve të lumtur, që kontribuojnë të motivuar në përparim", shkruan Kovaçevski në urim.

Në vitin e ardhshëm, ka nevojë për t'u rigrupuar fort rreth prioriteteve. Dhe sot, qëllimi është të sigurohet një e ardhme e përbashkët perspektive, për gjeneratat e tashme dhe të ardhshme, në vendin tyre të lindjes, Republikën e Maqedonisë së Veriut.

"Jam i bindur se si më parë, së bashku do t’ia arrijmë në këtë sfidë tonën të përbashkët.Duke ndjekur shembullin e Krishtit, le të bëjmë vepra të mira, të cilat janë një udhërrëfyes i ndritshëm për fëmijët tanë, por edhe për brezat e ardhshëm. Ju uroj që festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri t'i kaloni në paqe dhe gëzim mes njerëzve tuaj më të dashur. Jezusi lindi! Gëzuar Krishtlindjet!”, ka shkruar Kryeministri Dimitar Kovaçevski në urimin drejtuar ipeshkvit Kiro Stojanov. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR