• e premte, 05 dhjetor 2025

Kryeministri japonez, Shigeru Ishiba i demanton raportimet e mediave se do të japë dorëheqje

Kryeministri japonez, Shigeru Ishiba i demanton raportimet e mediave se do të japë dorëheqje

Tokio, 23 korrik 2025 (MIA) - Kryeministri japonez, Shigeru Ishiba mohoi raportimet në mediat japoneze se ai ka ndërmend të japë dorëheqje.

Ishiba sot u takua me ish kryeministrat Taro Aso, Joshihide Suga dhe Fumio Kishida.

 Ai tha se nuk bëhet fjalë për dorëheqje, por për një „ndjenjë të fortë të krizës“ pas zgjedhjeve për Dhomën e lartë të javës së kaluar, ku koalicioni qeverisës pësoi disfatë.

Më herët sot, gazeta „Mainiçi“ raportoi se kryeministri Ishiba po planifikon ta publikojë dorëheqjen e tij deri në fund të gushtit.

Gazeta "Jomiuri" raportoi se Ishiba mbrëmë i ka thënë bashkëpunëtorëve të tij të afërt se do të shpjegojë si do të marrë përgjegjësinë për rezultatin e keq të zgjedhjeve sapo të arrihet një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ishiba, sipas mediave japoneze, ka thënë se krijimi i një vakumi politik është i domosdoshme të shmanget.

"Do të qëndroj në pozitën time dhe do të bëj gjithçka që është në fuqinë time për të hapur rrugën drejt zgjidhjes së këtyre sfidave", tha kryeministri japonez. qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR