• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryeministri japonez e ka paralajmëruar Netanjahun: Minimizoni numrin e viktimave civile

Kryeministri japonez e ka paralajmëruar Netanjahun: Minimizoni numrin e viktimave civile

Tokio, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Kryeministri japonez Fumio Kishida i ka bërë thirrje kolegut të tij izraelit, Benjamin Netanjahu që ta minimizojë numrin e viktimave civile në Gazë.

Gjatë bisedës me telefon, Kishida ka porositur se është kyçe "shpejtë të qetësohet situata", thuhet në kumtesën e Qeverisë japoneze.

Si përgjigje, Netanjahu e ka prezantuar pozitën e Izraelit për operacionin ushtarak në Gazë, thuhet në kumtesë, pa publikuar hollësira.

Izraeli është nën presion të rritur ndërkombëtar që të shmang vrasjen e palestinezëve të pafajshëm gjatë luftës së tyre kundër Hamasit. bsh/

Foto: arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR