Kryeministri irlandez Varadkar të premten për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut
- Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, të premten (12 janar) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:12, 10 janar, 2024

Shkup, 10 janar 2024 (MIA) - Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, të premten (12 janar) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, kryeministri irlandez do të pritet në Qeveri me nderimet më të larta shtetërore nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Foto: Arkivi i MIA-s