• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryeministri indian Narendra Modi do ta vizitojë Ukrainën në gusht

Kryeministri indian Narendra Modi do ta vizitojë Ukrainën në gusht

Nju - Delhi, 27 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri indian Narendra Modi në gusht do të udhëtojë për Kiev, kjo do të jetë vizita e tij e parë në vend nga fillimi i luftës ruse - ukrainase në vitin 2022. 

Modi sipas gjitha gjasave do ta vizitojë Ukrainën më 23 gusht, deklaruan disa burime në qarqet diplomatike në Nju Delhi, transmeton kanali televiziv WION.

Më parë këtë vit, presidenti ukrainas Volodomir Zelenski bisedoi me Modin në telefon dhe e ftoi kryeministrin indian që ta vizitojë Ukrainën. fc/

Fotografia: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR