• e shtunë, 05 tetor 2024

Kryeministri i Irakut ka shprehur ngushëllime deri tek populli iranian

Kryeministri i Irakut ka shprehur ngushëllime deri tek populli iranian

Bagdad, 20 maj 2024 (MIA) - Kryeministri i Irakut Shija al-Sudan ka shpehur solidaritet me popullin iranian pas vdekjes së Ebrahim Raisit.

"Me pikëllim dhe keqardhje të thellë morëm lajmin tragjik për vdekjen e presidentit të Republikës islamike të Iranit, Ebrahim Raisi, ministrin e Punëve të Jashtme, Hosein Amir Abdolahian dhe shokët e tij, si pasojë e një aksidenti në veri të Iranit", theksoi Al Sudani.

"Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta liderit suprem të Republikës Islamike Ali Hamnei dhe kombit të Iranit, qeverisë dhe popullit të tij. Shprehim solidaritetin tonë me popullin vëllazëror iranian dhe me përfaqësuesit e Republikës islamike gjatë kësaj tragjedie të dhimbshme", shtoi kryeministri irakian. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR