• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryeministri i Indisë Modi nis vizitën dyditore në Singapor

Kryeministri i Indisë Modi nis vizitën dyditore në Singapor

Singapor, 4 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri i Indisë, Narendra Modi sot do të takohet me kryeministrin e Singaporit, Lorens Vong, kumtoi qeveria e Singaporit.

Vizita dyditore e Modit në Singapor fillon sot.

Lideri indian do të takohet gjithashtu dhe me presidentin e Singaporit, Tarman Shanmugaratnam dhe me ish kryeministrat Li Hsien Lung dhe Go Çok Tong gjatë vizitës së tij e cila do të jetë e pesta në Singapor.

Kryeministri indian do të takohet dhe me drejtues të biznesit të Singaporit dhe përfaqësues të industrisë së gjysmëpërçuesve.

Së bashku me Modin në Singapor do të jenë përfaqësues të qeverisë indiane, midis të cilëve ministri i Punëve të Jashtme dhe këshilltari për siguri kombëtare. rq/

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR