• e hënë, 10 mars 2025

KRSKRR: Gjinia më e bukur është pjesëmarrës i përgjegjshëm në komunikacion

KRSKRR: Gjinia më e bukur është pjesëmarrës i përgjegjshëm në komunikacion

Shkup, 7 mars 2025 (MIA) - Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR) në prag të Ditës ndërkombëtare të gruas - 8 mars sot apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të jenë të përgjegjshëm sepse, siç shprehen ata, çdo grua meriton të jetë e sigurt në rrugë.

"Festa e 8 marsit na kujton rolin e rëndësishëm të gruas në shoqërinë tonë. Në këtë festë e cila i kushtohet gjinisë më të bukur, bëhuni  pjesëmarrës të përgjegjshëm dhe të sigurt në komunikacion, sepse çdo grua meriton të jetë e sigurt në rrugë. Gratë kanë forcë, guxim, njohuri dhe aftësi në trafik, por ato janë të ekspozuara ndaj rreziqeve të shumta si pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion. Për fat të mirë, ata dinë të mbrohen, qofshin shoferë, pasagjerë apo në çfarëdo mënyre pjesëmarrëse në komunikacion", thuhet në njoftim.

Nga KRSKRR-ja theksojnë se statistikat tregojnë se femrat janë pjesëmarrëse më të kujdesshme dhe më të përgjegjshme në komunikacion.

"Le të demonstrojmë këtë në vepër. Sot dhe çdo ditë pas! Në këtë drejtim, në kuadër të fushatës së KPSKRR-s këtë vit, janë bashkuar edhe fytyra të shumta publike nga gjinia e bukur me qëllim që bashkërisht të përcjellim mesazhin për pjesëmarrje të sigurt në komunikacionin rrugor! Gëzuar 8 marsi!", thuhet në kumtesë. qa/

Foto: KRSKRR

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR