• e premte, 20 dhjetor 2024

KRRE do të kumtojë nëse dhe sa do të shtrenjtohet rryma nga 1 janari

KRRE do të kumtojë nëse dhe sa do të shtrenjtohet rryma nga 1 janari

Shkup, 1 dhjetor 2024 (MIA) - Komisioni rregullator për energjetikë sot pritet të kumtojë nëse dhe për sa do të shtrenjtohet rryma nga 1 janari.

Në tenderin e fundit të EVN HOUM u ofrua çmim prej 62 eurove për megavat orë që është për dy euro më i lartë se çmimi i deritanishëm që SHA EMV ia shiste furnizuesit universal. Ky çmim ka ndikim më të madh ndaj çmimit të rrymës të cilën qytetarët do ta paguajnë nga 1 janari.

Kryeminsitri Hristian Mickoski disa herë deri më tani në deklarata për mediumet tha se nuk pret ndryshime të mëdha në çmimin e rrymës, ndërsa nëse vjen deri te diçka e tillë atëherë sipas tij, rritja do të duhej të jetë minimale prej një deri tre për qind. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR