• e hënë, 23 dhjetor 2024

Krose: Të dhënat statistikore të Bankës Popullore janë konform standardit më të lartë statistikor të FMN-së

Krose: Të dhënat statistikore të Bankës Popullore janë konform standardit më të lartë statistikor të FMN-së

Shkup, 22 prill 2024 (MIA) - Banka Popullore e kryen funksionin statistikor në mënyrë cilësore, në kohë dhe në mënyrë transparente që është e një rëndësie jetike për sigurimin e stabilitetit makroekonomik, zhvillimin e politikës monetare, si dhe për marrjen e vendimeve cilësore nga bartësit e politikave ekonomike, u theksua në takimin mes guvernatorit të Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, zëvendësguvernatorit Fadil Bajrami dhe drejtorit të Departamentit të statistikave të FMN-së Bert Krose të mbajtur në kuadër takimeve të FMN-së dhe Bankës Botërore.

Siç informon BP, drejtori i Departamentit për statistika u shpreh i kënaqur me faktin që Banka Popullore përgatit të dhëna statistikore cilësore si dhe duke ndjekur standartin më të lartë statistikor.

"Banka Popullore në përputhje me standardin më të lartë statistikor për shpërndarje për të dhënat e FMN - së rregullisht mbledh, përpunon dhe publikon të dhëna dhe vazhdimisht punon në zhvillimin dhe përmirësimin e fushave individuale statistikore. Mbështetja nga FMN është jashtëzakonisht e rëndësishme.  Që nga tetori i vitit të kaluar, Banka Popullore ka filluar të publikojë llogaritë dhe pasqyrat financiare tremujore. Në fushën e statistikave të jashtme, po bëhen përpjekje për të lehtësuar më tej procesin e dorëzimit të të dhënave në Bankën Popullore, për të cilën janë duke u zhvilluar disa projekte të raportimit elektronik. Në këtë segment po punohet edhe për përmirësimin e metodologjisë për vlerësimin e transfertave private si zë i rëndësishëm  në bilancin e pagesave", informojnë nga Banka Popullore.

Tek statistika monetare, shtojnë prej atje, vazhdojnë aktivitetet e projektit afatgjatë për një sistem të integruar publikimin e të dhënave për qëllime statistikore dhe mbikëqyrëse. Këtë muaj u publikua për herë të parë propozimi i të "gjelbërve" i cili synon të përmirësojë disponueshmërinë e të dhënave të ndryshimeve klimatike, të cilat janë thelbësore për analizën dhe miratimin e politikave.

"Banka Popullore vazhdimisht aplikon praktika për forcimin e transparencës dhe realizon komunikim të rregullt me ​​rapotuesit dhe përdoruesit e të dhënave statistikore", thuhet në kumtesën e sotme nga Banka Popullore. rq/

Foto: Banka Popullore

 

QËNDRONI TË LIDHUR