• e enjte, 19 shkurt 2026
Kroasanë

Këto kroasanë, të butë dhe të fryrë, janë po aq ideale për mëngjes ose darkë.

 Përbërësit:

3 vezë

3 gota vaj

0.5 l qumësht

një lugë kripë

një lugë sheqer

një katror maja

250 gram margarinë

rreth 1.5 kg miell

një gotë ujë për majanë

të verdhë veze për lyerje

një lugë qumësht

Përgatitja:

Treni majanë në ujë të vakët, me një lugë gjelle sheqer dhe pak miell. Kur maja të jetë fryrë, vendoseni në një enë të thellë dhe shtoni vezët, qumështin, vajin dhe kripën. Shtoni miellin gradualisht, do ta shihni kur është i mjaftueshëm gjatë ngjeshjes të brumit, derisa të bëhet i butë dhe i ajrosur. Ngjeshni  brumin për rreth 5 minuta. Lëreni brumin e ngjeshur të fryhet për 1-2 orë. Kur të jetë fryrë, hapeni brumin në formë drejtkëndëshe, grijeni margarinën, paloseni brumin përgjysmë nga të dyja anët, bëni të njëjtën gjë nga lart dhe poshtë. Pastaj bashkoni gjysmat, hapeni në një rreth me trashësi 5 mm dhe priteni në 32 copë. Bëni një formë kroasanti dhe lyejeni sipër me të verdhë veze të rrahur dhe një lugë gjelle qumësht. Lëreni të qëndronjë për 15 minuta dhe piqeni në 200 gradë për rreth 20 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë.

Servirja: Servireni për mëngjes ose darkë me reçel sipas zgjedhjes suaj.

 

 

Foto: Freepik 
 
 

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR