Kroacia deri më tani ka investuar rreth 108 milionë euro në vend, duke thelluar bashkëpunimin në turizëm dhe arsim
- Qeveria do të vazhdojë të punojë në drejtim të thellimit të marrëdhënieve me Kroacinë, zgjerimit të bashkëpunimit, përforcimit të besimit të ndërsjellë, mirëkuptimit dhe fqinjësisë së mirë. Në periudhën e ardhshme do të punohet edhe në nxitjen e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar. Është e nevojshme të forcohet bashkëpunimi në fushën e turizmit dhe të mbështetet programi për arsim profesional të studentëve të Maqedonisë në bregdetin e Adriatikut, por edhe të organizohet seanca e parë e përbashkët e dy qeverive, theksoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq në Shkup.
- Post By Sara Ademi
- 15:57, 5 prill, 2023
Shkup, 5 prill 2023 (MIA) - Qeveria do të vazhdojë të punojë në drejtim të thellimit të marrëdhënieve me Kroacinë, zgjerimit të bashkëpunimit, përforcimit të besimit të ndërsjellë, mirëkuptimit dhe fqinjësisë së mirë. Në periudhën e ardhshme do të punohet edhe në nxitjen e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar. Është e nevojshme të forcohet bashkëpunimi në fushën e turizmit dhe të mbështetet programi për arsim profesional të studentëve të Maqedonisë në bregdetin e Adriatikut, por edhe të organizohet seanca e parë e përbashkët e dy qeverive, theksoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq në Shkup.
Kovaçevski theksoi se bashkëpunimi me Kroacinë është më i zhvilluari në fushën e integrimeve tona evropiane, ku Kroacia është ndër përkrahësit më të zëshëm dhe konsistent të integrimeve tona evropiane.
Ai informoi se Kroacia deri më tani ka investuar rreth 108 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, dhe sipas strukturës së investimeve, investimet më të përfaqësuara janë në sektorin e shërbimeve dhe ushqimit.
Në plan kulturor, siç tha Kovaçevski, me hapjen e Qendrës Kulturore dhe Informative të vendit tonë në Zagreb vitin e kaluar, po jepet kontribut për vazhdimin e bashkëpunimit kulturor dhe afrimin e popujve.
Jemi mirënjohës për përpjekjet e qytetarëve tanë që jetojnë në Kroaci dhe i ushtrojnë të drejtat e tyre si të tilla, duke i përmirësuar ato dita ditës. Ajo që duam të bëjmë në periudhën e ardhshme është forcimi dhe avancimi i bashkëpunimit tonë ekonomik dhe tregtar. Tregtia totale ndërmjet dy vendeve për vitin 2022 është mbi 200 milionë euro dhe ka potencial të madh për përmirësim, me mundësi të dyfishimit në vitet e ardhshme", tha Kovaçevski.
Ai beson se ka një sërë fushash bashkëpunimi që mund të përmirësohen, veçanërisht në industrinë farmaceutike, infrastrukturën e transportit, ndërtimtarinë dhe turizmin.
"Bashkëpunim të përbashkët realizojmë edhe në fushën e infrastrukturës energjetike, për furnizim cilësor dhe të pandërprerë me energji elektrike për ekonominë dhe qytetarët e vendit. Në drejtim të rritjes së tregtisë dhe tërheqjes së investimeve të reja kroate, besoj se kontributin e vet të rëndësishëm do ta ketë edhe klubi afarist maqedono-kroat, i cili u themelua vitin e kaluar në Zagreb", shtoi Kovaçevski.
Siç theksoi kryeministri, është e nevojshme të forcohet bashkëpunimi në fushën e turizmit dhe të mbështetet programi për edukim profesional të studentëve të Maqedonisë në bregdetin e Adriatikut dhe fakultetet kroate të turizmit. Ai theksoi se nga maji deri në tetor të këtij viti do të prezantohet linja ajrore sezonale Shkup-Split-Shkup, e cila është shenjë e thellimit të bashkëpunimit dhe transportit të lehtë dhe më të shpejtë të qytetarëve tanë.
Kovaçevski sqaroi se jemi të gatshëm të organizojmë seancën e parë të përbashkët të dy qeverive, me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit dhe gjurmimit të aktiviteteve të ardhshme specifike në marrëdhëniet tona.
"Amendamentet kushtetuese që nënkuptojnë përfshirjen e kroatëve në Kushtetutën tonë janë para nesh dhe unë shpresoj dhe bëj thirrje që ne si shoqëri të kemi sukses në gjetjen e një konsensusi mbipartiak", tha Kovaçevski.
Sipas Plenkoviqit, tani është koha për të ndërmarrë hapat e duhur për marrjen e vendimeve strategjike, të cilat do të mundësojnë rritjen e ekonomisë, si dhe një situatë më të mirë sociale për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët do të bëjnë hapa strategjikë drejt lëvizjeve që janë tashmë pas nesh.
Në planin bilateral, siç informoi ai në konferencën e sotme për media, tregtia tashmë arrin në 300 milionë euro.
"Na gëzon shumë që një numër i madh turistësh maqedonas e vizituan Kroacinë. Viti i kaluar ishte një rekord sa i përket të ardhurave nga turizmi për Kroacinë - 13.1 miliardë euro, ndërsa këtë vit presim mbi 15 miliardë euro të ardhura, që paraqet një rritje prej 6.3 për qind në ekonominë kroate", shtoi Plenkoviq. sa/