• e mërkurë, 03 korrik 2024

Krizë pengjesh në burgun holandez: Një i burgosur ka kidnapuar dy të burgosur

Krizë pengjesh në burgun holandez: Një i burgosur ka kidnapuar dy të burgosur

Herhugovard, 2 prill 2024 (MIA) - Një krizë pengjesh po zhvillohet në burgun holandez në qytetin Herhugovard, pasi një i burgosur mori dy të burgosur si pengje, bëri të ditur sot shërbimi publik holandez NOS.

Nga Departamenti i Shërbimeve ligjore kanë konfirmuar këtë informacion, ndërsa kidnapuesi dhe pengjet ndodhen në të njëjtën hapësirë. Sipas zëdhënëses së administratës së burgjeve, tani për tani nuk ka informacione se ka pasur dhunë.

Së bashku me policinë e pranishme është edhe ndihma e brendshme e burgut e cila po përpiqet që ta vendos situatën nën kontroll. 

Gjithashtu, ende nuk dihet se si i burgosuri ka arritur t'i rrëmbejë dy të burgosurit. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR