• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Kristal Pallasi do të duhet të luajë në Ligën e Konferencave

Kristal Pallasi do të duhet të luajë në Ligën e Konferencave

Londër, 11 gusht 2025 (MIA) - Ekipi anglez Kristal Pallasi do të duhet të garojë në Ligën e Konferencave të UEFA-s. Ky klub sezonin e kaluar e fitoi FA Kupën e Anglisë dhe duhej të luajë në Ligën e Evropës. Por trupi për kontroll financiar të klubeve pranë UEFA-s mori vendim që ekipi francez Olimpik Lion të luajë në Ligën e Evropës.

Kjo për shkakun se kur e fituan plasmanin, të dy klubet në udhëheqësitë e tyre e kanë pasur njeriun e njëjtë, Xhon Tekstor. Ai dha dorëheqje nga Këshilli drejtues të Lionit, ndërsa Kristal Pallasi parashtroi ankesë, e cila u refuzua nga UEFA.

Kjo do të thotë se klubi anglez do të duhet të luajë në Ligën e Konferencave, gjë që tifozët e klubit nuk pranojnë dhe protestonin në ndeshjen e djeshme në Uembli (Komjuniti Shild) kundër Liverpullit. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR