Kreu i Çairit Visar Ganiu vendosi kurora-lulesh tek Busti i presidentit amerikan Uillson
- - Sot në 100 vjetorin e vdekjes së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Udrou Uillson, tek busti i tij që gjendet në Komunën e Çairit, vendosi lule kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:39, 3 shkurt, 2024
Shkup, 3 shkurt 2024 (MIA) - Sot në 100 vjetorin e vdekjes së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Udrou Uillson, tek busti i tij që gjendet në Komunën e Çairit, vendosi lule kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu.
"Me këtë rast edhe e nderuam presidentin e 28 amerikan Uillson, një nga figurat më të lavdishme të politikës amerikane që luftoi për barazinë e popujve të vegjël jo vetëm të Ballkanit dhe nderuam njëkohësisht edhe rolin e tij të rëndësishëm në Traktatin e Versajës. Lavdi jetës dhe veprave të presidentit amerikan Udrou Uillson", ka thënë Ganiu.
Ndryshe, Komuna e Çairit pesë vite me parë u binjakëzua me Qytetin e Stauntonit, vendlindjen e Presidentit Udrou Uillson, ndërsa kohë më parë u vendos Busti dhe u ndërtua Sheshi që bartë emrin e kësaj figure kaq të rëndësishme për të gjithë, theksohet në kumtesën e Komunës së Çairit.
Foto: Komuna e Çairit