• e diel, 22 dhjetor 2024

Kremlini: Rusia është e gatshme ta shqyrtojë planin për fitore të Zelenskit nëse zyrtarisht publikohen hollësitë

Kremlini: Rusia është e gatshme ta shqyrtojë planin për fitore të Zelenskit nëse zyrtarisht publikohen hollësitë

Moskë, 23 shtator 2024 (MIA) – Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, deklaroi sot se Moska do ta shqyrtojë “planin për fitore”, të përgatitur nga presidenti ukrainas Volodomir Zelenski në luftën kundër Rusisë kur do të publikohet informacioni zyrtar për të.

Zelenski duhet këtë javë t’ia prezantojë planin e tij presidentit amerikan Xho Bajden, si dhe trashëgimtarëve të tij potencialë – Donald Tramp dhe Kamala Harris gjatë vizitës së tij në SHBA, ku nesër pritet të flasë para Asamblesë së Përgjithshme të KB-së.

Plani, detajet e të cilit Zelenski ende nuk i ka publikuar, duket si përpjekje që t’i bindë Uashingtonin dhe aleatët e tjerë që të sigurojnë ndihmë shtesë për vendin e tij, me qëllim që Moska të detyrohet ta ndërpresë konfliktin nën kushte të pranueshme për Kievin. 

Personat zyrtarë ukrainas sugjerojnë se Rusia ndoshta do të ftohet në samit për shqyrtimin e konfliktit sipas planit të ri. fc/ 

 

QËNDRONI TË LIDHUR