• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kremlini për deklaratën e Zelenskit për pjesëmarrjen e Rusisë në samitin e paqes: Duhet të sqarohet se për çfarë samiti bëhet fjalë

Kremlini për deklaratën e Zelenskit për pjesëmarrjen e Rusisë në samitin e paqes: Duhet të sqarohet se për çfarë samiti bëhet fjalë

Moskë, 16 korrik 2024 (MIA) - Lidhur me deklaratën e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski për pjesëmarrjen e Rusisë në samitin e paqes të organizuar nga Kievi, Kremlini tha sot se fillimisht duhet të sqarohet se për çfarë samiti bëhet fjalë.

"Samiti i parë i paqes nuk ishte aspak një samit i paqes, kështu që padyshim që së pari ne duhet të kuptojmë se çfarë dëshiron ai (Zelenski) me atë," tha zëdhënësi presidencial rus Dmitrij Peskov për mediat ruse.

Zelenski dje nuk foli për armëpushim, por për vendosjen e një "plani" për tre tema – sigurinë energjetike të Ukrainës, infrastruktura e së cilës është shkatërruar nga bombardimet ruse, lundrimi i lirë në Detin e Zi dhe shkëmbimi i të burgosurve.

"Unë mendoj se përfaqësuesit rusë duhet të marrin pjesë në këtë samit," tha presidenti ukrainas, duke shpresuar se një "plan" për një takim të tillë mund të jetë gati në nëntor. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR