• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kremlini nuk dëshiron të komentojë për implikimin e SHI-së terroriste, as nëse sulmi në Moskë është mossukses i shërbimeve të inteligjencës

Kremlini nuk dëshiron të komentojë për implikimin e SHI-së terroriste, as nëse sulmi në Moskë është mossukses i shërbimeve të inteligjencës

Moskë, 25 mars 2024 (MIA) - Kremlini sot ka refuzuar t'i komentojë pohimet e grupit terrorist xhihadist "Shteti Islamik" (SHI) që mori përgjegjësinë për sulmin në afërsi të Moskës ku humbën jetën 137 persona.

SHI-ja, kundër të cilës Rusia lufton në Siri dhe që është aktive në rajonin rus të Kaukazit, mori përgjegjësinë për sulmin, por autoritetet ruse e kanë injoruar pretendimin dhe kanë lënë të kuptohet për përfshirjen e Ukrainës, të cilën Kievi dhe Perëndimi e mohojnë me forcë.

Tri ditë pas tragjedisë, shumë pyetje mbeten pa përgjigje, veçanërisht në lidhje me identitetin dhe motivet e katër të dyshuarve.

Zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitri Peskov, nuk u përgjigj sot.

"Hetimi është në vazhdim dhe do të ishte gabim që administrata e presidentit të komentonte për progresin e tij", u tha ai gazetarëve.

Kievi, i cili lufton kundër pushtimit të trupave ruse që nga shkurti i vitit 2022, mohon "çdo lidhje me atë që ndodhi". Edhe Bashkimi Evropian e përgënjeshtron versionin e presidentit rus.

Siç raporton CNN, sot Peskov ka refuzuar të komentojë nëse Moska ka marrë paralajmërimin nga SHBA-ja për një sulm të mundshëm terrorist.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov gjithashtu anashkaloi pyetjet nëse sulmi terrorist në Moskë përfaqësonte një dështim të shërbimeve të inteligjencës ruse. mb.

Foto:  MIA

QËNDRONI TË LIDHUR